UP-ja dhe Universiteti i Tarakya-s, me Kongres Ndërkombëtar për Letërsi

Mos i humb

Në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është mbajtur Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Letërsisë për Fëmijë dhe të Rinj tè Ballkanit.

Të pranishmëve në këtë kongres ndërkombëtar iu drejtua me fjalë përshëndetëse edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Dema, i cili i falënderoi dhe përgëzoi organizatorët që bënë të mundur realizimin e këtij kongresi në hapësirat e UP-së.

“Unë dua të falënderoj dhe përgëzoj organizatorët që kanë bërë të mundur zhvillimin e këtij kongresi në hapësirat e UP-së. Ndërkaq, sa për informimin tuaj, UP-ja dhe universitetet turke kanë pasur bashkëpunim të ngushtë për dekada me radhë, e vetëm në Universitetin e Trakya-s kanë shkuar për studime semestrale, apo edhe më gjatë, afro 500 studentë tanë”, ka përfunduar Dema.

Ai gjithashtu njoftoi profesorët dhe studentët e pranishëm me historikun e UP-së, mundësitë e studimit, si dhe sukseset e arritura gjatë viteve të fundit në këtë institucion.

Në këtë takim mori fjalën edhe dekanja e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Trakya-s, prof. dr. Sevinç Maden, e cila njoftoi të pranishmit në lidhje me hapjen e programit të gjuhës shqipe në këtë universitet. “Ne kemi hapur një program të gjuhës shqipe në kuadër të Fakultetit të Letërsisë dhe jemi nikoqirë të një numri të madh studentësh shqiptarë, të cilët vijnë për t’u regjistruar tek ne”, ka thënë dekanja Maden.

Në anën tjetër, edhe dekanja e Fakultetit të Filologjisë, prof. dr. Lindita Rugova, u shpreh e lumtur për realizimin e këtij kongresi në hapësirat e fakultetit që ajo drejton. Ndërkaq, punimet e këtij kongresi u përshëndeten edhe nga përfaqësuesit e ambasadës së Turqisë në Kosovë dhe koordinatorët e tij, profesor Hikmet Asutay dhe profesor Ergin Jable.

Në fund të këtij takimi, u shkëmbyen edhe dhurata, në shenjë mirënjohjeje nga të dyja universitetet për partneritetin e dyanshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit