Uragani Otis, të paktën 27 viktima në Meksikë

Mos i humb

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit Otis që ka goditur Meksikën ndërsa 4 persona të tjera rezultojnë ende të zhdukur.

Qeveria  meksikane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por ka dhënë detaje të pakta se sa persona të tjerë janë lënduar.

Uragani Otis i cili goditi Meksikën të Mërkurën ka përmbytur rrugë, ka bllokur qarkullimin rrugor ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme në Acapulco.

Acapulco është qyteti më i madh në shtetin jugor të Guerrero me 900 000 banorë, një nga më të varfërit në Meksikë.

Ekonomia lokale varet shumë nga turizmi dhe Otis shkaktoi dëme të mëdha në disa nga hotelet më të njohura në bregdetin e qytetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit