Ursula von der Leyen e indinjuar nga “bombardimet e pandërprera” të Rusisë

Mos i humb

Godina diplomatike e Bashkimit Europian në Kiev u godit nga sulmet ajrore të Rusisë gjatë natës së 28 gushtit. Në një reagim, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është “e indinjuar nga sulmi ndaj Kievit, që goditi gjithashtu zyrat tona të BE-së. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës me dronë dhe raketa ndaj kryeqytetit që nga korriku… ishte gjithashtu një sulm ndaj delegacionit tonë të BE-së”.

“Sapo fola me zëvendësambasadorin tonë dhe ndihem e lehtësuar që asnjë nga anëtarët e stafit tonë nuk është lënduar.”

Në një postim të mëparshëm në X, von der Leyen e përshkroi sulmin ndaj Kievit si “një tjetër natë bombardimesh të pandërprera nga Rusia”.

Ajo paralajmëroi se “Rusia duhet t’i ndalojë menjëherë sulmet e saj pa dallim ndaj infrastrukturës civile” dhe i bëri thirrje Putinit të “përfshihet në negociata për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit