Ushtarët izraelit qëlluan të miturin palestinez me sy të mbyllur

Mos i humb

Palestinezi 16-vjeçar Usame Ali el-Beden, i cili u qëllua nga ushtarët izraelitë kur ai me duar të lidhura dhe sy të mbyllur përpiqej të ikte, i ka mbijetuar plagës.

Beden u arrestua gjatë protestave në Bregun Perëndimor. Duke dashur të shpëtoj nga ushtarët izraelitë, ikte me duar të lidhura dhe me sy të mbyllura, pas çka u qëllua nga një ushtarë.

Beden u shtrua në spitalin “Huseyin” në Betlehem. Për AA tregoi se ishte arrestuar gjatë protestave të enjten në Takka në jug të Betlehemit. Ata protestonin kundër vdekjes së një palestineze, e cila kishte pësuar një aksident trafiku me një kolon hebre.

Sipas tij, e arrestuan ushtarët izraelit duke ia lidhur duart dhe sytë. Beden thotë se ishte përpjekur të ikte, por se kanë gjuajtur në drejtim të tij dhe e kanë qëlluar në këmbë.

Më tej, ai thotë se disa njerëz që ndodheshin në afërsi kanë tentuar ta dërgojnë në spital, por se nuk u lejuan nga ushtarët izraelit.

“Ushtarët izraelit me dashje përpiqeshin të më vrisnin”, tha i mituri palestinez.

Atë e shpëtuan palestinezët, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua, të cilët e morën përkundër kundërshtimit të ushtarëve izraelit dhe e dërguan në spital.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit