Ushtarët izraelitë plagosin 44 palestinezë

Mos i humb

Sipas Kryqit të Kuq Palestinez të paktën 44 palestinezë u plagosën të premten në përleshjet me ushtrinë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Incidenti ndodhi në qytetin Jericho në Bregun Perëndimor, kur forcat izraelite përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra palestinezë që protestonin kundër vendimit të SHBA për Kudsin.

Territoret palestineze kanë mbetur të tensionuara që nga 6 dhjetori, kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e njohu Kudsin si “kryeqytetin e Izraelit”, vendim i cili u dënua nga e gjithë bota arabe dhe muslimane.

Që atëherë, të paktën 19 palestinezë janë martirizuar dhe mijëra të tjerë janë plagosur në përleshjet e ashpra me forcat izraelite në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe Rripin e Gazës./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit