Zeman sërish president i Çekisë

Mos i humb

Presidenti çek, Milosh Zeman, ka fituar mandatin e dytë pesë vjeçar presidencial pasi në zgjedhje fitoi shumicën e votave në raundin e dytë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rezultatet pothuajse të plota të Entit për Statistika të Çekisë flasin se Zeman në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka fituar 51.8 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij Jiri Drahos, kryetar i Akademisë së shkencave, 48.2 për qind.

Zeman është presidenti i tretë i Çekisë, pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në vitin 1993. Paraardhësit e tij ishin Vaclav Havel dhe Vaclav Klaus.

Por, ish kryeministri 73 vjeçar është presidenti i parë i zgjedhur nga qytetarët në zgjedhjet e vitit 2013, ndërsa më herët njeriun e parë të shtetit e zgjidhnin deputetët.

Që atëherë, Zeman e ka ndarë kombin me qëndrimet proruse dhe përpjekjet për të vendosur marrëdhënie të ngushta me Kinën.

Për Drahos, një 68-vjeçar i ri në politikë, mendohej se ishte më shumë i orientuar drejt perëndimit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit