Ushtarët izraelitë plagosin me armë 2 palestinezë

Mos i humb

 

Ushtarët izraelitë kanë plagosur dy palestinezë me plumba të vërtetë në Bregun Perëndimorë të okupuar.

Sipas dëshmitarëve okularë, ushtarët izraelitë kanë mbyllur hyrjen e qytezës Nebi Salih në afërsi të qytetit Ramallah me barrikada të hekurit.

Pasi që të rinjtë palestinezë reaguan ndaj kësaj ndodhi një përleshje mes tyre dhe ushtarëve.

Dy të rinj palestinezë janë plagosur nga këmbët pasi që ushtarët izraelitë hapën zjarr me plumba të vërtetë ndaj protestuesve, deklaruan dëshmitarët okularë.

Të rinjtë e plagosur u dërguan në spital në Ramallah, ndërsa ushtria izraelite ende nuk ka bërë njoftim në lidhje me incidentin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit