Ushtria e Izraelit nis stërvitje të gjerë ushtarake

Mos i humb

 

 

Ushtria e Izraelit ka nisur një stërvitje ushtarake në të gjitha bazat ajrore në vend, e cila do të vazhdojë deri të enjten.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se stërvitja do të vazhdojë deri ditën e enjte dhe se “Kjo sëtrvitje është planifikuar më parë dhe planifikon mbrojtjen e aftësisë ushtarake dhe të gatishmërisë përpara çdo mundsie”.

Më tej thuhet se stërvitja do të mbahet edhe në jug të shtetit, në kufi me Gazën, ndërsa nuk u dhanë infomacione të detajizuara.

Ushtria e Izraelit që nga fillimi i vitit 2018 organizon stërvitje të shumta ushtarake dhe disa prej tyre ishin mbështetur edhe nga ushtria amerikane.

Ushtria izraelite po përdor forcë joproporcionale ndaj palestinezëve të cilët marrin pjesë në protestat paqësore që nga 30 marsi e deri më tani në Ripin e Gazës dhe kryen sulme ajrore ndaj Gazës me justifikimin se organizatat palestineze të rezistencës shkrepin raketa në rajonet e Izraelit.

Palestinezët që nga 30 marsi e deri më tani, në kuadër të Ditës së Tokës, organizojnë marshe paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelit.

Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës dje njoftoi se ushtarët e Izraelit gjatë ndërhyrjeve në protestat paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh” kanë shkaktuar vdekjen e 123 palestinezëve, prej tyre 13 fëmijë, 2 punonjës shëndetësorë dhe 2 gazetarë si dhe plagosjen e më shumë se 13.672 të tjerëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit