Ideja e Presidentit francez, Emmanuel Macron për një ushtri europiane, ka sens dhe është pjesë e një procesi pozitiv.
Më herët ndërkohë, Trump ka shprehur frustrim ndaj idesë së një force evropiane që mund të ketë si qëllim mbrojtjen e Europës edhe përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump ka thënë se propozimi i Macronit, që sidoqoftë nuk ka gjetur përkrahje as nga Gjermania aleate, është një fyerje për SHBA-në. Sipas Macron, një ushtri evropiane do të zbrapste kërcënimet nga SHBA, Kina dhe Rusia. Europa, sipas Macron, duhet të mbrojë veten, ndërkohë që nuk mund të mbështeten më tek Shtetet e Bashkuara.
Duke folur për mediat franceze, Putin tha edhe se nuk do të kishte një takim me Presidentin amerikan Donald Trump në Paris, por konfirmoi se ata do të takohen në prapaskenat e samitit të G20 në Argjentinë, më vonë këtë muaj.
Sipas mediave, Putin ka thënë se ai dhe Trump kanë vendosur të mos cenojnë axhendën e ceremonive në Paris me një takim të ndarë./Top Channel/