Gjatë bastisjeve së ushtrisë izraelite të martën mbrëma në Bregun Perëndimor janë arrestuar dhjetë palestinezë.
Nga ushtria izraelite bëhet e ditur se palestinezët janë arrestuar për shkak të pretendimeve për lidhje me “aktivitete terroriste”.
Forcat izraelite shpesh herë kryejnë bastisje në shtëpitë e Bregut Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, ku nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 7.000 palestinezë, mes të cilëve edhe një numër i madh i të miturve.


