Zyrtari jugokorean në Washington do të përcjellë mesazhe sekrete nga Pheniani

Mos i humb

Shefi i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut, Ching Yui-yong do të udhëtojë nesër në Washington për t’u përcjellë mesazhe sekrete autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të cilat ia dërgojnë autoritetet e Koresë së Veriut.

Zyra e Presidentit të Koresë së Jugut, Shtëpia e Kaltër konfirmoi se Yui-yong nesër udhëton në Washington me mesazhe sekrete.

Ai të hënën udhëhoqi delegacionin e Koresë së Jugut në një vizitë në Phenian të hënën, gjatë të cilit u takuan edhe me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, Yui-yong me t’u kthyer nga Koreja e Veriut dje njoftoi një sërë marrëveshjesh që kishte arritur në Phenian.

Me këtë rast është rënë dakord të mbahet një samit i dy udhëheqësve të dy Koreve muajin e ardhshëm ndërsa autoritetet e Koresë së Veriut shprehën gatishmërinë edhe për dialog me SHBA-të dhe nisjen e procesit të denuklearizimit të Gadishullit Korean.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit