Ushtria izraelite arreston 12 palestinezë

Mos i humb

 

Forcat izraelite arrestuan 12 palestinezë gjatë bastisjeve të natës në Bregun Perëndimor, bëhet e ditur sot nga ushtria e Izraelit.

Nga ushtria izraelite theksuan se palestinezët janë arrestuar për shkak të “dyshimit se kanë marrë pjesë në sulme terroriste”. Shtohet se të gjithë do të mbeten në paraburgim për shkak të hetimeve të mëtejshme.

Nga ana tjetër, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA bëri të ditur se numri i përgjithshëm i palestinezëve të arrestuar të mërkurën në Bregun Perëndimor është 16.

Sipas të dhënave palestineze rreth 6.500 palestinezë momentalisht gjenden në burgjet izraelite, në mesin e tyre 350 të mitur.

Ushtria izraelite shpesh herë kryen arrestime në mbarë Bregun Perëndimor nën arsyetimin se kërkojnë palestinezë me fletarreste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit