Ushtria izraelite arreston 19 palestinezë

Mos i humb

 

 

Forcat izraelite kanë arrestuar 19 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se “në operacionet e kryera mbrëmë në Bregun Perëndimor janë arrestuar 19 palestinezë, me pretendim se janë ‘përfshirë në akte terroriste'”.

Forcat izraelite pothuajse çdo ditë kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor nën pushtim, ku nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Të dhënat zyrtare palestineze tregojnë se në burgjet izraelite ndodhen rreth 7.000 palestinezë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit