Ushtria izraelite arreston 43 palestinezë

Mos i humb

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 43 palestinezë në Bregun Perëndimor, nën pushtim.

Sipas lajmit të radios shtetërore të Izraelit, ushtarët izraelitë në operacionet e kryera mbrëmë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor kanë arrestuar 43 palestinezë me pretendimin se “janë përfshirë në akte ilegale”.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, ku nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 7.000 palestinezë, mes të cilëve 62 janë gra, 450 të burgosur administrativ, 12 deputetë dhe rreth 300 fëmijë.

Me praktikën e quajtur “burgosje administrative” Izraeli mund të burgosë palestinezët nga 1 deri në 6 muaj. Nëse vendoset se i burgosuri paraqet “rrezik për sigurinë e Izraelit”, gjyqtari ushtarak pa iu atribuar veprës penale, mund të zgjatë kohën e burgimit deri në 5 vite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit