Ushtria izraelite kryen sulm artilerik në Gaza

Mos i humb

Ushtria izraelite ka sulmuar një zonë të pabanuar në Beit Lahij në veri të Gazës.

Burime anonime policore lajmërojnë se gjatë sulmit është shkaktuar dëm material në pronat bujqësore, por nuk ka humbje në njerëz. Ushtria izraelite në njoftimin me shkrim konfirmoi se ka sulmuar pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Në njoftim theksohet se objektiv i sulmit kanë qenë pozitat e Hamasit. Paralelisht me këtë, gazeta “Yedioth Ahronoth“ lajmëron se forcat izraelite kanë neutralizuar një raketë që nga Gaza është shkrepur drejt territorit izraelit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit