Jovanoviç: Kosova është barra më e rëndë e Serbisë

Mos i humb

Hapja e dy kapitujve të rinj në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian përbën një hap pozitiv drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç.

Ai, gjithashtu, ka deklaruar se është e qartë se problemi i hapur i Kosovës është një barrë në rritje për vendin e tij.

Jovanoviq ka thënë në një deklaratë se mesazhi që kanë marrë në Bruksel sugjeron se, pavarësisht dy kapitujve të hapur, ka pakënaqësi rreth marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, si rezultat i vonesave në negociata dhe i mungesës së zgjidhjeve konkrete. Ai beson se presioni i vendeve udhëheqëse në Evropë po rritet për të zgjidhur këto çështje sa më shpejt që të jetë e mundur./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit