
Ushtria izraelite sot për herë të 147-të ka hyrë në fshatin palestinez Al-Arakim, i cili ndodhet në shkretëtirën Negev, duke prishur objektet banesore.
Anëtari i Komitetit të Mbrojtjes në Arakib, Aziz Et-Turi për AA konfirmoi se forcat izraelite hynë në fshat dhe me arsyetimin se pa leje kanë ndërtuar, me ndihmë të buldozerëve kanë rrënuar të gjitha objektet banesore në këtë fshat palestinez.
Poashtu, konfirmoi se janë arrestuar dy persona. Turi theksoi se fshati nga viti 2010 deri më sot është shkatërruar 147 herë.
“Sërish do ta ndërtojmë fshatin tonë. Çfarë do që të ndodhë nuk do të heqim dorë nga vendi ynë. Nuk do të largohemi nga ky rajon”, tha Turi.
Në fshatin Arakib jetojnë 87 palestinezë. Sipas burimeve palestineze, Izraeli deri më sot ka pushtuar 11 nga gjithsej 12 milionë dynym territor në të cilin jetojnë 220 mijë palestinezë.


