Ushtria libiane çliroi qytetin strategjik Tarhuna

Mos i humb

Al-Majei shtoi se “pas pastrimit të Tarhuna, ne do të aktivizojmë drejtorinë e sigurisë kombëtare në qytet, së bashku me shërbimet e tjera të sigurisë atje. Kjo do të bëhet në koordinim me Ministrinë e Brendshme”, theksoi ai.

Tarhuna ishte një pikë kryesore për linjat e furnizimit për milicitë e Haftarit nga baza ajrore Al-Jufra.

Ushtria e Libisë të enjten njoftoi çlirimin e plotë të kryeqytetit Tripoli dhe se forcat e saj po lëviznin drejt çlirimit të Tarhuna, fortesa e fundit e Haftarit në Libinë perëndimore.

Në mars, qeveria libiane nisi operacionin “Stuhia e Paqes” për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit dhe kohët e fundit rimori vendet strategjike, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya.

Qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të ofensivës ushtarake nga forcat e Haftarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit