Ushtria libiane sot ka bërë thirrje për tërheqje të forcave të komandantit Khalifa Haftar përpara takimi në ditët e ardhshme të Komisionit të Përbashkët Ushtarak në qytetin Sirte.
“Forcat mbështetëse të operacioneve Sirte dhe Al-Jufra (të ushtrisë libiane) mirëpresin mbajtjen e takimit të Komisionit të Përbashkët (5+5) në Sirte në ditët e ardhshme”, theksohet në deklaratën e ushtrisë libiane.
Deklarata theksoi “domosdoshmërinë e nxjerrjes së milicëve të Wagner (mercenarë rusë) dhe Janjaweed dhe tërheqjen e Haftarit nga skena”.
Sipas deklaratës, ushtria libiane nuk do të mbajë asnjë takim në një zonë që është nën kontrollin e mercenarëve të huaj.
Të mërkurën, Komisioni i Përbashkët Ushtarak 5+5 u dakordua mbi zbatimin e një armëpushimi të përhershëm në Libi.
Marrëveshja erdhi në një takim në qytetin Ghadames, i cili po ashtu regjistroi një nënkomitet ushtarak që po formohet për të mbikëqyrur tërheqjen e milicive të huaja.


