Ushtria turke neutralizon 10 terroristë në veri të Irakut

Mos i humb

 

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar dhjetë terroristë përmes një operacioni ajror në Kandil në veri të Irakut më 10 qershor, njoftoi ushtria turke.

Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në veri të Irakut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015 kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit