![]()
Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar dy terroristë në rajonin Avashin-Basjan në veri të Irakut, në koordimin me ofensivën antiterroriste “Kthetra” që filloi në muajin maj, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.
Terroristët janë neutralizuar pas një operacioni ajror të avionëve turq, gjatë të cilit janë goditur edhe pozicione armësh, bunkerë dhe strehimore të organizatës terroriste PKK.
Ndryshe, operacioni antiterrorist “Kthetra” në rajonin Hakurk në veri të Irakut, i cili filloi më 27 maj, zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove, me mbështetje edhe të helikopterëve “Atak”.
Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.


