Një 37-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës në fshatin Vashtmi të Maliqit.
Shtetasi E.A dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, L.A, 56 vjeçe.
‘’Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases L. A., 56 vjeçe’’, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.


