UT dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi

Mos i humb

Universiteti i Tiranës dënoi sot sulmin ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi.

Përmes një deklarate për shtyp, Universiteti i Tiranës theksoi se “presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm”.

“Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mëngjesit. 
Urojmë shërim sa më të shpejtë të kolegut tonë prof. dr. Sokol Mëngjesi”, thuhet në reagimin e UT-së.

Rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin Sokol Mëngjesi, me profesion avokat.

Sipas Policisë, i dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit