Vaj i ullirit i falsifikuar, AKU masa ndaj 4 prodhuesve në Tiranë e Vlorë

Mos i humb

Kinë, 3 minuta heshtje në nder të viktimave

3 minuta heshtje janë mbajtur në Kinë në ndër të viktimave të koronavirusit. E shtuna u shpall ditë përkujtimi për të nderuar...

Vetizolohet ministri britanik, Michael Gove

Ministri britanik, Michael Gove, tha të martën se do të izolohet pasi një anëtar i familjes së tij po shfaq simptoma të...

Edhe 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 165 numri i të prekurve

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën...

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për...

Pak ditë më parë Top Channel denonconte mashtrimin që prodhuesit e vajit të ullirit bënin duke shitur si vaj cilësor një përzierje industriale. Së fundmi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me kontrollet e gamës së produkteve, duke gjobitur katër subjekte në Tiranë dhe Vlorë për tregtim të vajit të falsifikuar të ullirit.

Mësohet se AKU ka sekuestruar sasinë e vajit si edhe ka marrë masa administrative me gjobë 400.000 lekë ndaj këtyre prodhuesve.

Bëhet e ditur se subjektet ku tregohet vaji i ullirit i falsifikuar të bllokuar nga AKU janë: “Saranda Al” me Nipt L21303004C me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 31.12.2019. “Jolant Shpk” me Nipt L52318026U me adresë Tiranë , furnizimi i lot-it me datë skadence 20.2.2020. “Leart Iljazi” (Qeparo) me Nipt L66906501J me adresë Vlorë , furnizimi i lot-it me datë prodhimi 01.05.2018. – “O & B/ Ylli Saraci” me Nipt K81318012E me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 7.3.2020.

AKU bën me dije se produkti me emërtim “vaj i ullirit” i lot-eve të sipërpërmendur i prodhuar e tregtuar nga këto subjekte rezultoi se nuk përputhen karakteristikat e vajit të ullirit siç është emërtuar në etiketë, pra në secilin rast produkti ka qenë i manipuluar duke shtuar edhe përbërës tjerë.

Mbi bazë të kësaj gjetje dhe mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë, 400 000 lekë si dhe bllokimin e sasisë së vajit në objekt (pra lot-eve të tjerë) me qëllim kryerjen e ekzaminimeve laboratorike.

“Theksojmë se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregtimit apo shërbimit të cilat këto subjekte i ka furnizuar me këto lot-eve, produkti i falsifikuar. Secili subjekt nuk qe në gjendje të përmbushë në afat të arsyeshëm detyrimin e venë nga AKU për të tërhequr produktin sipas këtyre lot-eve nga tregu, si dhe për të njoftuar konsumatorët”, thekson AKU në njoftim.

Secili prej rasteve është në proçes investigimi të mëtejshëm në funksion të vlerësimit të materialit edhe për kallëzim penal për veprat penale të mashtrimit dhe Prodhimit të kundërligjshëm të dhe mallrave ushqimorë./Top Channel/

 

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Filipine, 21 mjekë të vdekur nga COVID-19

AnkaraSë paku 21 mjekë kanë vdekur në Filipine për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

CEO i Twitterit do të dhurojë 1 miliard dollarë për luftën kundër COVID-19

Drejtuesi i lartë (CEO) i Twitter-it, Jack Dorsey, njoftoi se në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të dhurojë...

Izrael, rritet në 71 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Izrael ka arritur në 71 numri i të vdekurve dhe në 9.404 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Kroaci, në një shtëpi për të moshuar 10 të infektuar nga COVID-19

Është duke vazhduar evakuimi i një pjese të banorëve të shtëpisë për persona të moshuar në Split të Kroacisë pasi që 10...

Manastirliu: Shërohen 4 infermierë dhe një mjeke nga COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë...