Vaji i arrës së kokosit është një antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi, shkruan Kosova Post.
Vaji i arrës së kokosit, ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut si në profilaksi, ashtu edhe në kurimin e mjaft sëmundjeve, veçanërisht për lëkurën.
Të shumtë janë përdoruesit e këtij vaji magjik që nuk ka asnjë efekt anësor.
Efektet e këtij janë të shumtë si: çliron stresin dhe çlodh trurin; kuron alergjinë dhe migrenën; lufton astmën tek fëmijët; përmirëson laktacionin tek nënat me fëmijë në gji; përmirëson qarkullimin e gjakut; kuron refluksin ezofageal; është analgjezik për dhimbjet e shpinës; kuron artritet dhe sëmundjet reumatizmale, stimulon rritjen e flokëve, kuron acarimet në lëkurën e foshnjave etj.
Në këto dite të ftohta të dimrit është ideale përdorimi i vajit të kokosit. Vaji i arrës së kokosit përdoret si përbërës bazë në industrinë e kozmetikës për shumë produkte si sapunë, locione dhe kremra që përdoren për kujdesin ndaj lëkurës. Gjithashtu vaji i kokosit ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes për shkak të vetive të tij të njohura antioksiduese./Kosova Post/