Vaji i ullirit largon gurët në tëmth

Mos i humb

Fshikëza e tëmthit është një organ i vogël në formën e dardhës, i vendosur nën mëlçinë tuaj. Luan një rol të rëndësishëm në tretjen e ushqimit që ju hani. Funksioni kryesor i saj është ruajtja e biliareve (një kombinim i lëngjeve, yndyrës dhe kolesterolit) që ndihmon në prishjen e yndyrës së ushqimeve në zorrën tuaj.

Fshikëza e tëmthit transferon biliare në zorrën e vogël nëpërmjet kanalit biliar. Megjithatë, ka disa probleme që mund të prekin tëmthin, siç janë gurët e tëmthit, inflamacioni në fshikëzën e tëmthit apo mosfunksionimi i saj.

Shumë mjekë rekomandojnë heqjen e fshikëzës së tëmthit si zgjidhje kundër gurëve, por këta të fundit mund të hiqen edhe nëpërmjet disa kurave shtëpiake (kur nuk kane komplikacione). Megjithatë, nëse dhimbjet janë të padurueshme, shkaktojnë humbje ndjenjash ose gurët rishfaqen me një frekuencë të shpeshtë, atëherë ndërhyrja kirurgjikale është zgjidhja më e mirë.

PASTRIMI I FSHIKËZËS SË TËMTHIT

Gjysëm filxhani me vaj ulliri ekstra të virgjër

4 lugë gjelle me kripë sulfat magnezi (gjendet në farmaci)

Lëngu i një qitroje (ne mungese, perdorni limon te stines)

Ujë

*Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me këtë kurë dhe të ndiqni hapat sipas udhëzimeve. Për më tepër, mos ndërmerrni kura të tjera alternative paralelisht. Kini kujdes sepse medikamentet për tensionin e gjakut, kolesterolin dhe problemet me zemrën kanë një reagim negativ ndaj lëngut të qitros.

PËRGATITJA

Zgjidhni dy ditë për kurën. Hani shëndetshëm gjatë gjithë javës dhe konsumoni shumë perime dhe fruta. Pini një lëng të freskët molle çdo ditë në javë për zbutjen e gurëve. Në ditën e fillimit të kurës, mos pini qumësht dhe mos hani djathtë, gjalpë, vaj arre kokosi apo yndyrë tjetër. Konsumoni tërshërë.

NË ORËN 15:00, kombinoni 4 lugë gjelle me kripë me 3 gota ujë. Mbajeni lëngun në frigorifer. Mos hani asgjë pas orës 15:00

NË ORËN 19:00– Pini çerekun e gotës me ujë dhe kripë

NË ORËN 21:00 – Pini sërish të njëjtën sasi të ujit me kripë. Në këtë kohë mund të prekeni nga diarea

NË ORËN 22:45 – Përzieni gjysëm filxhani me vaj ulliri dhe gjysëm gote me lëng qitroje. Shtoni pak kripë dhe përzijini në mikser. Pijeni lëngun dhe shtrihuni menjëherë

Mos u ngrini nga shtrati deri të nesërmen

TË NESËRMEN

NË ORËN 7: 00 – Pini çerek gote me ujë dhe kripë

NË ORËN 09:00 – Pini sërish çerek gote me ujë dhe kripë.

Pas kësaj ore do të keni nevojë të shkoni në tualet shumë shpesh.

PAS ORËS 11:00 mund të filloni të pini lëngje si zakonisht dhe pas ORËS 13:00 mund të konsumoni ushqim, perime të ziera ose lëng mishi.

Kjo kurë besohet të largojë shumicën e gurëve në fshikëzën e tëmthit. Duhet të prisni të paktën dy javë përpara se ta përsërisni sërish./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit