Vajza në TikTok pretendon se ka gjetur një “UFO” në kopshtin e shtëpisë

Mos i humb

Një vajzë i ka kërkuar ndihmë njerëzve në TikTok, pasi pretendon se ka gjetur rastësisht një “UFO” në kopshtin e saj.

Sipas mediave të huaja, Ally Murray, nga Arizona e SHBA-së, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur pyeti njerëzit nëse ata e njihnin objektin në formë disku që qëndronte në oborrin e saj.

Në videon e parë më shumë se 2.5 milionë herë, Ally qëndron në një ambient që duket si pyll, teksa tregon objektin.

“Nëse kemi këtu njerëz të teorive të komplotit në TikTok, mendoj se do të ishte i interesuar për UFO-në që sapo gjeta në oborrin tim”, ka thënë ajo.

Në një video të përditësuar, ajo i jep një vështrim më të afërt objektit me formë disku.

“E di që nuk është një UFo, por më pare do të supozoja se është një UFO se sa një satelit, kështu që jepni mendimet tuaja”, ka thënë Murray.

Ajo më pas tregon pjesën e brendshme të diskut që është i mbushur me gurë dhe ujë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit