Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të prekur nga infeksioni i koronavirusit është në pragun e 22.5 milionë kurse totali i vdekjeve nga Covid është rritur në 787 682.
Grafikun e pandemisë e kryeson SHBA-ja e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur numrin e 5 milionë e 530 000 rasteve të konfirmuara të infeksioneve dhe 173 177 vdekje.
Infeksionet e reja të llogaritura në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins janë 43.911 dhe numri i vdekjeve të regjistruara në një ditë është 1.286.
Shteti i New York nuk është më ai me numrin më të madh të infeksioneve, por mbetet më i prekuri përsa i përket viktimave, duke kapur totalin e 32.865 viktimave.
Vetëm në qytetin e New York-ut, vdekjet nga Covid numërohen në 23.642.


