Vala e nxehtësisë mbërrin në Spanjë dhe Portugali, autoritetet japin alarmin për shpërthimin e zjarreve, ndalohen aktivitetet në natyrë

Mos i humb

Një valë nxehtësie do të godasë Spanjën dhe Portugalinë, e cila pritet të zgjasë të paktën deri të hënën e ardhshme.

Menjëherë autoritete kanë paralajmëruar mbi rrezikun e mundshëm të vatrave të zjarreve që do të shpërthejnë në Gadishullit Iberik.

Në Spanjë , rreziku i zjarreve u konsiderua “ekstrem” në pjesën më të madhe të vendit për sot dhe nesër të premten, sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, i cili ende nuk ka publikuar parashikimet e tij për ditët në vijim.

Në Portugali , rreziku i zjarrit është “maksimal” midis të enjtes dhe të hënës në veri dhe qendër të vendit. Rreziku i lartë i zjarreve është shkaktuar nga vala e nxehtësisë që po godet zonën. Në shumë zona temperatura pritet të rritet në nivele shumë më të larta , ku termometrat do të arrijnë deri në 45 gradë Celsius. Nga ana e tij, rajoni i Katalonjës ka ndaluar kampe pyjore dhe sporte në natyrë, si dhe disa punë bujqësore në periudha të caktuara të ditës, për të zvogëluar rrezikun e zjarrit.

Për herë të parë që nga viti 1920, Parku i famshëm Retiro, i preferuar nga madrilenasit që kërkojnë një hije të vogël, pritet të regjistrojë temperatura mbi 40 gradë Celsius për tre ditë rresht, nga nesër deri të dielën, tha zëdhënësi i AEMET Ruben del Kambo.

Këto temperatura, në nivele shumë më të larta se normale për sezonin , janë për shkak të pushtimit të një mase të ajrit shumë të nxehtë nga Afrika e Veriut, shpjegojnë dy shërbimet meteorologjike. Midis 2011 dhe 2020, Spanja regjistroi dy herë më shumë valë të nxehtësisë sesa gjatë secilës prej tre dekadave të mëparshme.

Shkencëtarët i konsiderojnë valët e përsëritura të nxehtësisë si një efekt të padiskutueshëm të ngrohjes globale dhe vlerësojnë se këto valë të nxehtësisë pritet të shumohen, të kenë një kohëzgjatje dhe intensitet më të gjatë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit