“Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do marrë fund shpejt”, ka thënë ai.

Ai u ndal edhe tek hipotekimi i pronave në Himarë.

“Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor”

Unë si prefekt do zbatoj ligjin.  Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.

Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin.

Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit”, u shpreh Tavo.

Po ashtu, Tavo kishte edhe një mesazh për sezonin turistik. “Nga ana tjetër jemi në prag të fillimit të sezonit turistik, dhe të fillojmë në bashkëpunim me pushtetin vendor punën.

Motivimi im është bashkim” bashkëpunim dhe punë”, deklaroi Tavo.

Vangjel Tavo theksoi se në Himarë do të zbatohet ligji në mënyrë rigoroze.