Varhelyi: Komisioni i ardhshëm Evropian do të fokusohet në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor

Mos i humb

Komisioni i ardhshëm evropian do të jetë komisioni i zgjerimit, deklaroi komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në fund të një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Për Varhelyi, komisioni i ardhshëm i BE-së do të ketë të gjitha mjetet për të marrë rezultate në drejtim të zgjerimit.

”Por, u takon liderëve të Unionit që të mbajnë qëndrim për këtë çështje. Mendoj se do të ecim përpara, se duhet të jetë një proces i pakthyeshëm”, tha komisioneri në përgjigje të gazetarëve.

”Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për të mirëpritur vendet e reja anëtare dhe është e mundur që kjo të ndodhë pas pesë vjetësh, brenda mandatit të komisionit të ri”, shtoi ai.

Megjithatë, ai nuk specifikoi nëse i referohej anëtarësimit në grup apo vendeve individuale të Ballkanit.

“Ne duhet të rivendosim vrullin. Nuk duhet të humbasim kohë. Është zhvilluar një plan i saktë investimi ekonomik për të mbështetur rritjen e Ballkanit Perëndimor. E gjithë kjo është një sinjal i qartë se BE-ja është e gatshme të mirëpresë anëtarët e rinj”, shtoi Varhelyi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit