Vasili publikon foton me kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnjë: Më 6 mars, i japim fund arrogancës dhe diskriminimit rilindas!

Mos i humb

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shprehet me bindje se kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnjë, Elton Bano, do të jetë një përfaqësues i denjë për komunitetin lushnjar.

Në një postim në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto krah Banos, Vasili shkruan se më 6 mars merr fund arroganca dhe diskriminimi rilindas, që sipas tij, varfëroi dhe zhyti në mjerim fermerët.

Postimi i Petrit Vasilit:

Me Elton Banon perfaqesuesin e shkelqyer te komunitetit lushnjar.
Me fitoren e padiskutueshme te Elton Banos ne 6 mars ne Lushnje merr fund arroganca dhe diskriminimi rilindas, qe varferoi dhe zhyti ne mjerim fermeret e saj punetore dhe te ndershem.
Ndryshimi rrenjesor dhe gjitheperfshirja jane e ardhmja e Bashkise se Lushnjes.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit