Vasili: Rama përdor ndaj Kosovës gjuhën e Millosheviçit, askush nuk ka guxuar të flasë si ai

Mos i humb

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në Syri Tv, duke komentuar projektin e Minishengenit Ballkanit dhe gjuhën e përdorur nga Rama ndaj Kosovës dhe liderërve të saj, tha se askush më parë nuk ka guxuar nga liderët shqiptarë të flasë me një gjuhë të tillë ndaj Kosovës dhe kjo është një ditë e zezë për Ramën.

Ne çfarë do marrim? Do të marrim nga standardet oligarkëve ballkaknikë apo na interesojnë standardet ekonimike që hapin mundësi dhe prespektiva evropiane. Dhe kjo pse? Sepse Edi Rama do të mbajë pushtetin me një grusht oligarkësh në një qeverisje të kalbur. Kanë kaluar 2 muaj e gjysmë që nga koha kur morëm përgjigje negative për hapjen e negociatave.

Ne duhet të kishim monitorim ditë pas dite se çfarë ka bërë qeveria për të plotësuar kushtet e vendosura. Mjafton këtu tju kujtoj liberalizimin e vizave. Ndërkohë që Shqipëria kishte një sfidë madhore liberalizimin e vizave, po ama që të arrihej kjo liri ishin 2200 pyetje, kishte një monitorim të përditshëm nga qeveria dhe një mobilizim mbarëqyterarë dhe si përfundnim liberalizimi i vizave u fitua.

Sot media nuk raporton dot se çfarë ka ndodhur më frontin evropian dhe çfarë ka bërë qeveria. Ç’lajm të mirë ka prodhuar Shqipëria në këto dy muaj. Ne nuk duam të integrohemi në Minishengenin e tre vendeve por në Evropë.I dërguari i Presidentit Trump për dialogun serb në Kosovë, tha se nuk mund të ketë një projekt pa Kosovën. Kurse ne kemi një kryeministër që flet egërsisht sikur të ishte gjallë Millosheviçi. Ky harron që marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën shkon dhe përtej politikës. Askush nuk ka guxuar më parë të përdorë një gjuhë të tillë ndaj Kosovës. Gjitha këta burra kanë qenë të kujdesshëm ndaj Kosovës.’-tha Vasili.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit