
Një aksident tragjik në Pella të Greqisë i ka marrë jetën një 36-vjeçari me origjinë nga Shqipëria.
Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur natën e 22 dhjetorit në një zonë të pyllëzuar, ku makina me të cilën ai po udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.




