Vazhdojnë bastisjet në Xhaminë Al Aksa

Mos i humb

Një ministër izraelit dhe ish-anëtari i Knesset-it (parlamentit izraelit) së bashku me dhjetëra kolonë hebrenj të martën me forcë hapën rrugën drejt kompleksit të Xhamisë Al Aksa në Kudsin Lindor të shoqëruar nga policia izraelite.

“Më shumë se 230 hebrenj radikal mësynë Al Aksën sot të shoqëruar nga policia izraelite”, thuhet në deklaratën e Autoritetit të Vakëfeve Fetare të Kudsit.

Ministri izraelit i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Uri Ariel dhe ish-anëtari i Knesset-it nga Partia Likud, Yehuda Glick, ishin në mesin e kolonëve, sipas dëshmitarëve okularë.

Disa grupe ekstremiste hebreje bënë thirrje për mësymje drejt Al-Aksës për të shënuar festën hebreje Yom Kippur e cila fillon të martën në mbrëmje deri të mërkurën.

Polica mbron kolonët çdo ditë përveç të premten dhe të shtunën. Këshilli Islam i Vakëfeve në Kuds ka bërë thirrje për të shtuar presionin ndaj qeverisë izraelite për t’i dhënë fund bastisjeve të tilla.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967.

Në një veprim që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, duke e quajtur atë si kryeqytet “të përjetshëm dhe të pandarë të shtetit hebre”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit