Vazhdojnë shkeljet e Izraelit kundër palestinezëve

Mos i humb

Tre palestinezë janë plagosur si pasojë e një bastisjeje të kryer nga ushtria e Izraelit në një qytezë të qytetit Nabluk, në Bregun Perëndimor.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët e rastit, pas bastisjes në qytezën Bejt Furik, në lindje të qytetit Nablus nga ushtarët izraelitë, kanë nisur përleshjet mes tyre dhe palestinezëve.

Tre persona janë plagosur si pasojë e plumbave të gomës të përdorur ushtarët izraelitë ndërsa dhjetëra persona i janë nënshtruar gazit lotsjellës dhe kanë qenë në rrezik nga asfiksimi.

Të plagosurit u trajtuan në vendngjarje. Nuk ka informacione lidhur me arsyen e bastisjes.

Më 6 dhjetor, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump mori vendim që të njohë Kudsin si kryeqytet të Izraelit, duke paralajmëruar edhe zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Pas këtij vendimi, ka patur pakënaqësi dhe protesta në shumë vende, ku u plagosën qindra palestinezë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit