Vazhdojnë sulmet ajrore në Idlib, 7 të vdekur, 10 të plagosur

Mos i humb

Shtatë civilë kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur si rezultat i sulmeve ajrore në zonën e deeskalimit në Idlib nga ana e avionëve të regjimit të Bashar Asadit dhe Rusisë.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardha), Mustafa Haxh Jusuf, për AA tha se në Idlib janë duke vazhduar sulmet intensive ajrore.

“Katër civilë u plagosën pasi avionët luftarakë ndërmorën sulm ajror ndaj qendrës së Mbrojtjes Civile në rajonin Han Shejhun, ndërkohë që tre punonjës humbën jetën. Ndërkaq, tri gra humbën jetën si pasojë e sulmit në fshatin Kefer Sexhne”, tha Jusuf.

Jusuf theksoi se një civil po ashtu ka humbur jetën pas një sulmi me raketë nga regjimi i Asadit në qytezën Bidama, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë, Mahmud El Hasna, punonjës në kullën e opozitarëve për observimin e avionëve, gjithashtu tha se “një avion rus i tipit Su-35, i ngritur në orët e mbrëmjes nga Baza Himejim në Latakia, ka sulmuar qendrën e Mbrojtjes Civile në Han Shejhun”.

Ekipet e Mbrojtjes Civile thonë se sulmet janë duke vazhduar dhe se mund të ketë rritje të numrit të viktimave.

Ndryshe, dhjetë persona humbën jetën sot nga sulmet ajrore ndaj një spitali dhe dy shkollave në Idlib.

Zona e deeskalimit në Idlib prej dy muajsh përballet me sulme intensive ajrore.

Idlibi, i cili gjendet në veri të Sirisë në afërsi të kufirit me Turqinë, ishte shpallur “zonë e deeskalimit” nga ana e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në mbledhjen e mbajtur më 4-5 maj të vitit 2017 në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit