Klosi: HEC mbi kanione nuk do të ndërtohet, ndjekje penale përgjegjësve

Mos i humb

HEC -i mbi kanionet e Osumit nuk do të ndërtohet. Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, i cili ndodhej vetë në kanionet e Skraparit.

“HEC nuk do të ndërtohet. Ne do të bëjmë të gjithë procedurat investigative, çështje penale, do të revokojmë dhe lejen mjedisore që edhe i ka kaluar koha dhe është dhënë në kundërshtim me këto zona që duhet mbrojtur. Është një absurd jo vetëm i këtij kanioni por 25 viteve me mënyrën si ne trajtojmë mejdisin. Ajo do të shkaktonte jo vetëm ndryshim të mjedisit por do të reduktojë në mënyrë dramatike dhe ujin e kanionit, prandaj siç u thashë këtu jemi për të reflektuar përsa i përket gjithë sitautës që kemi me mjedisin. Po të shohësh letrat e ligjet quhet që jemi jo në zonën e mbrojtur, po ujëvara është vetëm 200 m dhe transformohet në një zonë me ujë të komanduar që pa dyshim për ne është shfaqje e shëmtuar e mënyrës se si e kemi trajtuar mjedisin në këto 25 vjet”, tha Klosi.

Ai premtoi ndjekje penale për ata që kanë dhënë lejet, jo vetëm për këtë rast, por dhe shumë raste të tjera, pasi sipas ministrit, janë ndryshuar koordinatat për të përfituar leje mjedisore.

“Kemi dhe HEC-e të tjera, pasi të shohësh të gjithë lejet e tjera që me lejet e ujit janë me koordinata të gabuara, duke e bërë të gjithë procesin e dokumentave zyrtare proces të manipuluar dhe atemuar. Jemi këtu për të mbështetur idenë e mosndërtimit të këtij HEC dhe ne do të vazhdojmë të gjithë procedurat ligjore. Do të çojmë për ndjekje penale këdo zyrtar që ka ndërtuar dhe ka lejuar që me disa dokumente të falsifikuara të ndërtohen… me këto leje mjedisore, leja e shfrytëzimit të ujit, e ndërtimit të HEC. Po ashtu ndjekje penale për kompaninë që ka maniupluar koordinatat. Gjithmonë shteti, taksa paguesit janë njerëzit e dëmtuar”, tha Klosi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit