Vazhdon Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen qindra terroristë

Mos i humb

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njofton se në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit” deri më tani janë neutralizuar të paktën 303 terroristë, anëtarë të organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Në një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se Operacioni “Dega e Ullirit”, i nisur më 20 janar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të stabilitetit në kufijtë e Turqisë dhe në rajon, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin e Afrinit, në veriperëndim të Sirisë dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e këtyre organizatave, po vazhdon ashtu siç është planifikuar.

Në njoftim vihet në dukje se operacioni po realizohet duke respektuar të drejtat në kuadër të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për luftën kundër terrorizmit dhe në kuadër të së drejtës legjitime të vetëmbrojtjes sipas nenit 51 në marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara, si dhe në respektim të sovranitetit territorial të Sirisë. Duke u vënë në dukje se në planifikimin dhe realizimin e operacionit në objektiv vendosen vetëm terroristët dhe objektivat që u përkasin atyre, si strehimore, ndërtesa, automjete dhe pajisje, në njoftim thuhet se do të tregohet çdo kujdes dhe ndjeshmëri që civilët dhe personat e pafajshëm të mos dëmtohen.

“Me operacionin ajror të realizuar nga Forcat Ajrore janë neutralizuar 6 objektiva të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH të cilat përdoreshin si strehimore, depo të armëve dhe pozicione të zjarrit. Avionët të cilët morën pjesë në operacion, u kthyen në bazat e tyre në mënyrë të sigurtë. Në kuadër të Operacionit ‘Dega e Ullirit’, sipas të dhënave të deritanishme nga rajoni, është identifikuar se të paktën 303 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH janë neutralizuar. Operacioni ‘Dega e Ullirit’ po vazhdon me sukses ashtu siç është planifikuar”, thuhet në njoftim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit