Vazhdon regresi: Edhe ky shtet kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Mos i humb

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se pas takimit me diplomaten e shtetit në lindjen e mesme kanë siguruar edhe një votë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ende po shënjestrojnë diplomacinë e të ‘pa inkuadruarve’ të Jugosllavisë së Tito’s.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Biljana Ivkovic, u takua sot me Ambasadoren e Libanit, Nada al Akl, ku biseduan rreth bashkëpunimit të dy vendeve në rrafshin e sigurisë së brendshme, dhe siç pritej, kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Siç kishte njoftuar edhe dy herë më herët ‘MUP’, në takimin e fundit me një tjetër vend me shumicë myslimane e me probleme politike dhe mos respektim të të drejtave të njeriut, të cilat Serbia i ka shënjestra për të ju marrë votat, Ivkovic i kishte paraqitur argumentin serb, se prova e fundit e Kosovës për anëtarësim është përpjekje për politizim të kësaj organizate policore ndërkombëtare. Ivkovic deklaroi kështu paturpësisht kur vet Serbia e politizon sa herë i vjen në dorë pikërisht Interpolin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit