Vazhdon të jetë aktiv vullkani Shinmoedake në Japoni

Mos i humb

Shpërthime të fuqishme po dëgjohen në jugperëndim të Japonisë, atje ku nga 1 marsi është aktiv vullkani Shinmoedake.
Mediat lokale theksojnë se mëngjesin e sotshëm janë dëgjiuar dy shpërthime të fuqishme në vullkanin i cili ka një gjatësi prej 1.421 metrash.

Agjencia Meotorologjike japoneze thekson se vullkani ka filluar të hedhë pjesë shkëmbore për çka paralajmëruan rrezikun që këto pjesë të bien në zonat në afërsi të tij.

Njëkohësisht, vullkani nxjerrë në sipërfaqe edhe hirin vullkanik i cili shkon në një lartësi prej 4.5 kilometrash.

Vullkani i cili ndodhet në kufirin e prefekturave Kagoshima dhe Miyazaki erupcionin e filloi në tetor të vitit 2017.

Në Japoni aktualisht ndodhen 110 vullkane aktive./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit