Vazhdon “telenovela” me zv/sministra, ja kush është “fatlumi” i radhës

Mos i humb

Afrim Bekteshi, nga dega e Nismës në Prizren, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Kjo është bërë e ditur nga vetë i emëruari zëvendësministër në profilin e tij në Facebook.

Ai e ka publikuar edhe vendimin e kryeministrit me të cilin i jep udhë postit të tij.

Postimi i tij i plotë:

“Të dashur miqë!

Nga sot jam emëruar zv.Ministër në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Një përgjegjësi e re për ti shërbyer vendit në përgjithësi dhe Mërgates tonë të dashur në veçanti. Falenderoj shtëpinë time politike, NISMA për Kosoven, liderin njëherit zv.kryeministrin, z.Fatmir Limaj për besimin e dhënë. Veçanërisht falenderoj strukturat e DEGËS NISMA në Prizren, aty nga ku nisi rrugëtimi im politik.

Na priftë e mbara!”.
/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit