Vazhdon transferimi i sistemeve S-400 në Turqi

Mos i humb

Vazhdon transferimi i pajisjeve të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 për në Turqi, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit, në drejtim të transferimit të pajisjeve të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400, avioni i katërt ka zbritur në Bazën Ajrore Mürted/Ankara.

Turqia firmosi marrëveshjen për furnizim me sistemin S-400 më 11 prill të vitit 2017, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin amerikan Patriot.

Zyrtarët e SHBA-së kanë kundërshtuar blerjen e S-400 nga Turqia, duke argumentuar se sistemi rus nuk përputhet me sistemet e NATO-s.

Megjithatë, Turqia ka theksuar se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për aleancën.

Turqia gjithashtu ka potencuar se ka qenë refuzimi i SHBA-së në lidhje me sistemet Patriot që i ka detyruar të kërkojnë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia i ofroi Ankarasë një marrëveshje më të mirë, duke përfshirë edhe transferimin e teknologjisë.

Ankaraja po ashtu ka argumentuar se Turqia nuk është vendi i vetëm i NATO-s që do të përdorë sisteme ruse të mbrojtjes ajrore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit