Vazhdon trendi i rritjes: 1172 infeksione të reja në Zvicër

Mos i humb

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 1172 raste të reja pozitive me koronavirus.

Ky numër është pak më i madh se ai i raportuar një ditë më parë, kur për herë të parë nga fundi i marsit, kishte kaluar mbi shifrën 1000, (1077).

Mesatarja e 7 ditëve të fundit është 584 ose 87 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi i rritjes është shumë i shpejtë, thonë në BAG.

Shkalla mesatare e trasteve pozitive në 7 ditët e fundit ka qenë 6 për qind.

Kjo i bie, mesatarisht rreth 6 në 100 teste ishin pozitive.

Kjo do të thotë se pragu kritik prej 5 për qind është tejkaluar.

Nëse numri i rasteve të raportuara vazhdon të rritet ndërkohë që nuk testohet më shumë, ka mundësi të ketë një numër më të lartë të rasteve të pa raportuara.

Numri i testimeve të realizuara në mesataren 7 ditore është 10,104 teste në ditë dhe kështu është rritur me 4 për qind në krahasim me javën e mëparshme.

BAG raporton po ashtu edhe 2 raste të reja të vdekjes.

Numri i pranimeve në spital ka qenë 9 persona me një mesatare 7-ditore. Kjo është 5 për qind më shumë se në javën e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit