Vdekja e 23 vjeçarit në Durrës, pranga pronarit të mobilerisë, procedohet shoferi i ambulancës për vonesën

Mos i humb

Policia e Durrësit njofton se ka është arrestuar pronari i gomisterisë, ku ditën e djeshme humbi jetën 23-vjeçari Rafael Tafaj. Ky i fundit ndërroi jetë pas i shpërtheu goma e një kamioni teksa ishte në punë.

Ndërkaë ka nisur procedimi edhe për shoferin e ambulancës, pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë.

NJOFTIMI

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Xh. D., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në gomisterinë në pronësi të tij, si pasojë e një shpërthimi të një gome, humbi jetën shtetasi R. T., 23 vjeç (punonjës). Për këtë rast është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi T. L., 37 vjeç, banues në Durrës (shoferi i ambulancës), pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit