Vdekja e 3-vjeçarit në kopësht, familjarët protestë: Na gënjyen

Mos i humb

FIER– Në ngjarje e rëndë u regjistrua para pak ditësh në Fier, ku një 3-vjeçar gjeti vdekjen në kopësht.

Familjarët e tij kanë dalë sot në protestë parpara Prokurorisë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Ata kanë thënë se kopshti ka kamera sigurie mirëpo nuk i kanë marrë dot.

“Na thanë që kamera nuk kishte, na gënjyen,” tregojnë familjarët.

Nëna e 3-vjeçarit, që u mbyt në kopsht tregoi si ka mësuar lajmin e trishtë.

Ajo thotë se është mashtruar nga punonjësit e kopështit dhe se ka qenë doktori që e ka njoftuar se djali i saj ka mbërritur i pajetë në spital.

“Më kanë thënë është mbytur me litarin e bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe shkova në spital dhe doktori më tha se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit