Skandali me pagat e shqiptarëve, lirohen nga burgu 4 të arrestuarit

Mos i humb

TIRANE- Gjykata e Tiranes ka liruar 4 personat që u arrestuan ditë më parë në lidhje me skandalin e nxjerrjes së pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve.

Policia arrestoi dy specialistët e IT-së, në Drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj si dhe 2 përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, që i blenë të dhënat kundrejt shumave monetare që varionin nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë. Eni Qirjako është lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë për 3 të tjerët është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Vendimi i Gjykatës:

Vleftësimin si të ligjshëm ndalimit të personit nën hetim E. Q.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore të henen e parë të çdo muaji ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

-Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Pezullimi i ushtrimit të detyres” të parashikuar nga neni 240/a/1 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim A. A.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim A. A., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K. S.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim K. S., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E. I.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. I., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit