Vdekja e Lear Kurtit, reagon sërish Rama: Prokuroria ka folur qartë. Po u bëre hienë, nuk bëhesh më njeri

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për vdekjen e të riut Lear Kurti, pas shoqërimit në polici.

Rama e ka bërë të qartë se policia nuk është me faj, pasi edhe vetë prokuroria ka folur qartë.

Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!

Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!”, shkruan Rama në Twitter.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit