Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka firmosur nga burgu zëvendësimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës.
Bëhet e ditur se Veliaj këto kompetenca ia ka deleguar nënkryetares tjetër të Bashkisë, Sara Goxhaj.
Në vendimin e Veliajt theksohet se Sara Goxhaj do të kryejë përkohësisht edhe detyrat e kryetarit të bashkisë Tiranë nga data 19 Mars, deri në një urdhër të dytë.
“Znj, Sara Goxhaj, Nën/kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e kryetarit të bashkisë Tiranë.
Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.
Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.
Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit për qytetarët për zbatimin e këtij urdhri”, thuhet në dokument.