“Faleminderit Përparim Rama dhe Fisnik Ismaili për bisedën frymëzuese e miqësinë bujare.

Shumë i impresionuar nga fushata qytetare që po zhvillohet në Prishtinë, – fokusi te idetë e jo tek sulmet personale.

Mësim i vyer për të gjithë,” – shkruan Veliaj në një postim në “Twitter” pas këtij takimi.

Përparim Rama, arkitekt dhe urbanist i njohur, kandidon për kryetar të Prishtinës nga LDK në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë në 17 tetor.

Ndërsa Fisnik Ismaili, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës, është dhe autor i Monumentit të njohur “Newborn” në Prishtinë.